Dy të mitur vjedhin një televizor në një shkollë në Suharekë

Dy të mitur kanë vjedhur një televisor në shkollën SHFMU “Shkëndija” në Suharekë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas tyre dy të dyshuarit kanë hapur me forcë dritaren dhe nga aty kanë vjedhur televizorin në vlerë prej 400 €.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin./21Media

Back to top button