Dy të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares dalin para gjyqit

Dy të miturit që u arrestuan mbrëmë me dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, sot kanë dalë para gjykatës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Seanca ka filluar në orën 13:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe është duke vazhduar.
Pas kësaj seance, pritet të vendoset lidhur me caktimin e masës ndaj dy të dyshuarve.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë E.R dhe G.R, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh./21Media

Back to top button