Dy të rinj ndalohen për të shtëna me armë në Kaçanik
Dy persona janë ndaluar në orët e vona të së shtunës në Kaçanik nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri në Parkun Nacional “Sharri”.
Të dyshuarit janë R.V. 23-vjeçar dhe E.V. 18-vjeçar, tek të cilët janë gjetur dy armë me të cilat dyshohet se kanë shtënë në ajër.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar armët dhe sasia e municionit.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armës”.