Dy të vdekur, 23 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 2 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 23 raste të reja.
“Sot janë shëruar 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995 Në total numri i rasteve aktive është 2.237.”, ka informuar ministria.
Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës.

Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
No photo description available.
Back to top button