Dy të vdekur dhe 562 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 562 raste të reja me COVID-19 nga 5 mijë e 272 testime të kryera.
Poashtu dy persona kanë humbur betejën me virusin.
Numri i personave të vdekur që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 271.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 78 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105 mijë e 765.
Në total numri i rasteve aktive është 2 mijë e 640.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 85 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504 mijë e 817 doza të vaksinës.
Deri më sot 170 mijë e 852 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media