Dy të vdekur dhe mbi 1 mijë raste me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24-orët e fundit kanë humbur jetë 2 persona si pasojë e Covid-19 dhe janë regjistruar edhe 1.019 raste të reja me koronavirus.
Viktimat janë një qytetare nga Tirana 70-vjeçe, një qytetar nga Korça 71-vjeç.
Si pasojë e rritjes ditore të infektimeve, aktualisht në të gjithë vendin rezultojnë pozitivë me koronavirus 8.580 persona.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 335. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 311.381 raste, prej tyre 299.258 janë shëruar, 8.580 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.543 pacientë./21Media

Back to top button