Dy të vdekur në aksidente trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar disa raste aksidentesh trafiku dhe veprime policore në mbarë vendin.

Sipas statistikave, janë shënuar dy aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar. Po ashtu, janë regjistruar 32 aksidente trafiku me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 68 tiketa trafiku, si pjesë e aktiviteteve për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sa i përket veprimeve policore, janë arrestuar 19 persona, prej të cilëve 18 janë dërguar në mbajtje.

Back to top button