Rrëzohet një helikopter i policisë në Turqi, 2 të vdekur

Dy policë kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar pas rrëzimit të një helikopteri të policisë në Turqi. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya në një postim në X.
Helikopteri u ngrit nga aeroporti i Hatay dhe po shkonte për në aeroportin e Gaziantep, tha Yerlikaya.
Ai u rrëzua pranë fshatit Kartal në rrethin Nurdagi të Gaziantep, tha Yerlikaya, pa komentuar shkakun e rrëzimit,
Personeli i plagosur, një teknik, është duke u trajtuar në spital, tha në një deklaratë ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca./21Media