Dy të vrarë nga sulmi me thikë në një tren në Gjermani

Të paktën dy persona u vranë dhe disa u plagosën në një sulm me thikë në një tren rajonal në Gjermaninë veriore të mërkurën.
Një zëdhënës i policisë federale tha se goditjet me thikë ndodhën në një tren që udhëtonte midis qyteteve Hamburg dhe Kiel. Në stacionin hekurudhor të qytetit Brokstedt, i dyshuari u arrestua.
Më herët, gazeta “Bild” kishte thënë se pesë persona u plagosën nga sulmi. Numri i të plagosurve nuk mund të konfirmohej menjëherë.
Policia po hetonte në stacionin e trenit në Brokstedt, tha hekurudha gjermane “Deutsche Bahn” në Twitter, duke shtuar se disa shërbime midis dy qyteteve ishin anuluar.
“Policia federale dhe ajo e shtetit po punojnë ngushtë së bashku për të hetuar këtë rast”, tha në një deklaratë ministrja e brendshme e shtetit Sabine Suettelin-Waack./21Media