Dy vajza, 8 dhe 18 vjeçare konfirmohen të vrara në sulmin në Manchester

Në sulmin e mbrëmshëm në koncertin e Ariana Grandes në Manchester të Anglisë u vranë 22 persona, në mesin e tyre edhe fëmijë

Nga të vrarët janë identifikuar 2 vajza deri më tani. Viktima e parë që u identifikua ishte 18 vjeçarja Georgina Callander, pasi familja e saj konfirmoi për shkollën e Callander, se ajo ka vdekur si pasojë e lëndimeve gjatë sulmit terrorist.

Georgina Callander with Ariana Grande

Viktima e dytë është 8 vjeçarja Saffie Rose Russos nga Leyland. Vdekjen e saj e kanë konfirmuar Këshilli i Bashkisë Lancashire, shkruan rtv21.tv.

Saffie Rose Roussos

Në një deklaratë drejtori i shkollës fillore në komunitetin Tarleton, ku shkonte Saffie tha se ky sulm i neveritshëm ishte një shok për të gjithë, dhe se dëshironte të ngushëllonte familjen dhe shokët e Saffies./21Media

Back to top button