Dy vajza e dy djemë bëhen për spital në Suharekë

Katër persona, dy meshkuj dhe dy femra kanë pranuar tretman mjekësor të martën në mbrëmje në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë.
“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër të dyshuar, dy meshkuj dhe dy femra kosovarë, si pasojë e kësaj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.”, ka informuar Policia.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button