Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në Polici është raportuar për dy raste të vdekjeve të dyshimta.
Rastet e raportuar janë nga Kaçaniku dhe Peja.
Dje rreth orës 15:50 raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore.
Ndërsa, dje rreth orës 07:57 një burrë nga Peja është gjetur pa shenja jete në në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar në spital dhe nga mjeku është konstatuar se është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./21Media

Back to top button