Dy vdekje të dyshimta gjatë të hënës në Kosovë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e dy personave në 24 orët e fundit, njëri në Ferizaj, e tjetri në Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit, në Qendrën Emergjente të Ferizajt është dërguar pa shenja jete një person që i ishte përkeqësuar gjendja në vendin e punës. Sipas mjekëve, vdekja është natyrore, por Policia njoftoi se rasti u iniciua si “vdekje e dyshuar”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërsa, “vdekje e dyshuar” është iniciuar edhe në Mitrovicë, pasi një person që dyshohet se kishte probleme shëndetësore, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Njësitet policore, dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Back to top button