Dy vetura përfshihen nga zjarri

Dy vetura janë përfshirë nga zjarri në rrugën ‘Ndue Perleshi’ në Prishtinë, rreth orës 00:40, pas mesante.
Me ç’rast është arrestuar një person.
“Është raportuar se nga zjarri  janë përfshirë dy vetura të cilat kishin qenë të parkuara afër njëra tjetrës në rrugën e lartcekur. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia./21Media

Back to top button