Dy viktima dhe mbi 2 mijë e 700 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë.
Ndërsa janë konfirmuar 2 mijë e 707 raste të reja me COVID-19, nga 11 mijë e 144 testime të kryera.
Janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161 mijë e 726.
Në Kosovë janë 21 mijë e 668 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 mijë e 492 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 754 mijë e 334 doza të vaksinës.
Deri më sot 802 mijë 301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 44 mijë e 143 doza përforëcuese dhe 16 mijë e 991 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button