Dy viktima nga Covid-19, 263 raste të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se 24 orët e fundit janë konfirmuar 263 raste pozitive me Covid, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën, një qytetar nga Përmeti 58 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 73 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.
Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,247 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button