Dy viktima nga COVID-19 në Kosovë

Si pasojë e infektimit me Covid-19 në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 2 mijë 2,949.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4 mijë e 363 testime, 66 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893. Në total numri i rasteve aktive është 3.185.
MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës. Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button