Dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 522 raste të reja me COVID-19, nga 6 mijë e 662 testime të kryera.
Rastet pozitive janë konfirmuar në këto qytete: 193 raste në Tiranë, 75 në Shkodër, nga 22 raste në Durrës, Vlorë, nga 16 raste në Lezhë, Sarandë, nga 15 raste në Malësi e Madhe, Fier, nga 13 raste në Vau i Dejës, Kamëz, 12 në Berat, 11 në Korçë, nga 9 raste në Rrogozhinë, Lushnje, nga 8 raste në Elbasan, Peqin, 6 në Kurbin, nga 5 raste në Krujë, Dibër, Divjakë, 4 në Patos, nga 3 raste në Kukës, Kavajë, Roskovec, Përmet, nga 2 raste në Pukë, Has, Mat, Gjirokastër, Kuçovë, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 rast në Mirditë, Shijak, Klos, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Belsh.
Dy qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, përkatësisht një qytetar 67 vjeç nga Elbasani dhe një qytetar 84 vjeç nga Mati, ndërsa 98 qytetarë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 920 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht janë 4 mijë e 204 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 59 pacientë./21Media

Back to top button