Dy viktima nga Covid-19 në Shqipëri
Dy viktima dhe 147 raste të reja, me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Sipas MSH-së atje, janë 3,640 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.
Ndërkaq, janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,693 që nga fillimi i epidemisë./oranews