Dy xhudistë të reja i sjellin dy medalje të tjera Kosovës nga Athina

Dy medalje, njëra e artë e tjetra e bronztë janë siguruar në Kupën Evropiane për juniorë në Athinë të Greqisë.
Fationa Kasapi ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogram dukë triumfuar në finale ndaj xhudistes turke Aysenur Karadag me “Waza-ari”.
Kjo njëherit ishte medalja e parë për 20-vjeçaren në garat e nivelit të lartë.
Medaljen e bronztë në këtë turne e fitoi Erza Muminoviq në kategorinë deri 52 kilogramë./21Media

Back to top button