Dyshime për manipulim me vota, prokuroria me aksion në Malishevë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po zhvillon një aksion në Malishevë.
Kjo për RTV21 është konfirmuar nga zëdhënësi i prokurorisë, Drin Domi duke thënë se operacioni është ndërmarrë nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ju njoftojë se aksioni është duke u zhvilluar për shkak të dyshimeve mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën së Malishevës. Për më të rejat lidhur me rastin do të ju njoftojmë pas dite.”, tha ai./21Media