Dyshime për vrasje në tentativë për këmbësoren e aksidetuar në Milloshevë

Rasti po hetohet nga Departamenti për Krime të Rënda dhe Departamenti i Krimeve të Përgjithshme

Një këmbësore ka pësuar lëndime mëngjesin e sotëm pas goditjes nga një veturë në rrugë Magjistrale Prishtinë- Mitrovicë, saktësishtë në fshatin Milloshevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 03:40 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Milloshevë. Në këtë aksident kanë qenë të perfshirë një këmbësore dhe një automjet i tipit Audi”, ka thënë Ahmeti për kallxo.com.

Por, për këtë aksident ka dyshime se mund të jetë aksident i qëllimshëm.

Kryeprokurori i Porkurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka treguar për kallxo.com se rasti po hetohet nga Departamenti për Krime të Rënda dhe Departamenti i Krimeve të Përgjithshme.

“Aksidenti po vazhdon të hetohet. Ka dyshime se është tentuar të bëhet vrasje në tentativë, por hetimet po vazhdojnë. E aksidentuara është duke u trajtuar por është në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Beka.

Kryeprokurori tha se identiteti i viktimës nuk dihet ende por mendohet të jetë rreth moshës 25-30 vjeçare.

Back to top button