Dyshimet për fabrikën e mbetjeve shtazore, përfundon intervistimi i Faton Pecit

Ka përfundur intervistimi i ministrit në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të dyshuarit në kuadër të hetimeve për rastin e dyshuar të fabrikës së mbetjeve shtazore.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
“Intervistimit i z. Peci ka përfunduar, dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, tha Luta për rtv21.tv./21Media