Dyshimet për manipulim votash në Prizren, ndalohet një komisioner nga partia e Emilija Rexhepit

Prokuroria Themelore në Prizren është duke e zhvilluar një aksion në lidhje me manipulimin me vota për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Siç po raportohet nga mediat në këtë aksion ka edhe të arrestuar.

Një nga të arrestuarit është dhe një komisioner, i partisë së udhëhequr nga Emilja Rexhepi, Nova Demokratska Stranka.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Blend Gjini, i cili përfaqëson atë në këtë çështje.

Ai tha se është avokat i partisë së Emilja Rexhepit, Nova Demokratska Stranka (NDS), si dhe shtoi se i dyshuari ishte komisioner i kësaj partie.

Gjini e quajti këtë arrestim të paligjshëm.

“Është arrestuar për manipulim të votave, nuk ka asnjë provë që lidhet me këtë çështje të manipulimit. Është e cuditshme për mua si avokat imponimi i dorëzimit të telefonit menjëherë. Klienti e ka dorëzuar telefonin vullnetarisht dhe arrestimit. Arrestimi është i paligjshëm”, tha ai.

Back to top button