​Dyshimet për përvetësimin e mijëra parave, ndalohet një person për rastin Botanika

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot me urdhër të prokurorit të shtetit, njëra nga të pandehurat mbi rastin Botanika në lagjen Mati 2 Prishtinë, Kadrie Asllani është ndaluar për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë.

Sipas hetimeve, të pandehurat në cilësinë e personave zyrtarë në institucionin parashkollor Botanika në Komunën e Prishtinës, dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës zyrtar kanë përvetësuar mjete financiare që u janë besuar për shkak të pozitës që mbanin, duke i shkaktuar dëm buxhetit komunal.

Me kërkesë të prokurorit të rastit, ndaj njërës nga dy të pandehurat iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Kujtojmë, prindërit e fëmijëve që vijojnë çerdhen Botanika kanë akuzuar zyrtarët e këtij institucioni parashkollor për përvetësimin e mijëra eurove.

Back to top button