Dyshohet për qindra të vdekur në Londër

Shpëtimtarët thonë se po të gjendet një i mbijetuar në “ferrin” e kullës, do të ishte mrekulli

Në zjarrin e fundit në kullën në Londër janë konfirmuar 17 të vdekur, e 78 të tjerë janë të lënduar me 18 duke luftuar për jetën.

Por ekipet e zjarrfikësve thonë se askush nga ata që janë bllokuar në rrënojat e kullës së djegur nuk është gjallë. Ata thonë se është një numër i panjohur i njerëzve ende brenda ndërtesës, por momentalisht është shumë e rrezikshme që t’i rikthejnë ata nga katet më të larta, pasi kulla Grenfell është shumë e paqëndrueshme.

Kryeministrja Theresa May që sot ka vizituar vendin e ngjarjes ka thënë se duhet të bëhen hetime për këtë që ka ndodhur, shkruan rtv21.tv.

Numri i të vdekurve pritet të rritet dukshëm, pasi mendohet se mund të jenë edhe qindra persona të bllokuar brenda.

Më shumë se 1 milionë funte janë mbledhur për të ndihmuar ata që janë prekur nga zjarri./21Media

Back to top button