Dyshohet se dëshmoi rrejshëm në seancë gjyqësore, arrestohet një person në Pallatin e Drejtësisë

Është arrestuar një person në Pallatin e Drejtësisë nën dyshimin se ka deklaruar rrejshëm në seancë gjyqësore.
Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur të mërkurën.
“Pallati i Drejtësisë – Prishtinë 17.09.2025-10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në seancë gjyqësore kishte deklaruar rrejshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./21Media