Dyshohet se dy fëmijë vdiqën nga zjarri në një shtëpi në Gjakovë

Dyshohet se dy fëmijë  kanë vdekur sot në fshatin Ujzë të Gjakovës, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në shtëpinë e tyre.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori në policinë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili ka informuar se vdekjen e viktimave nuk e konfirmuar mjeku, sepse gjendja është duke u kontrolluar.
Sipas Graishtës, dyshohet se viktimat janë të moshës 12 dhe 13 vjeçare, të gjinisë mashkullore. Ai shtoi se dyshohet se viktimat gjenden në katin e dytë, në dhomën ku kanë qenë në kohën kur ka shpërthyer zjarri.
Ai tha se rasti është lajmëruar rreth orës 09:30 dhe se ekipet e zajrrëfikësve, ndihmës së parë dhe policia janë në vendin e ngjarjes./21Media

Back to top button