Dyshohet se i vunë flakën një lokali në shkurt, arrestohen dy persona

Policia e Rajonit të Prishtinës, sot në Shipol të Mitrovicës së jugut kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale zjarrvënie.

“Rasti ka ndodhur me datë, 14.02.2025, në rrugën “Epiri” në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku janë shkaktuar dëmë të konsiderueshme nga zjarri.

Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe operative të kryera nga hetuesit policor të NjHP-së , kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve;

• F. S, 36 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe
• M.M, 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë.”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë bëhet e ditur se hetimet vazhdojnë./21Media

Back to top button