Dyshohet se ia rrëmbyen djalin për një borxh prej 300 euro

Një nënë nga Prishtina ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës sepse disa persona dyshohet se kanë rrëmbyer djalin e saj.

Këta të dyshuar, sipas ankueses, i kishin kërkuar asaj pagesën e një borxhi prej 300 euro.

“Me 20.12.2024 është raportuar se me datën e lartë-cekur, ankuesja femër kosovare, kishte raportuar se disa persona i kishin rrëmbyer dhe mbajtur djalin e saj viktimën mashkull kosovar derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300€”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ky rast është duke u hetuar edhe nga Prokuroria e Shtetit.

Back to top button