Dyshohet se kreu shtatë vjedhje, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Vodhi pesë biçikleta, një laptop dhe dy parë atlete

Prokuroria Themelore e Gjakovës i ka bërë kërkesë gjykatës së këtij qyteti që të caktojë masën e paraburgimit prej një muaji për shtetasin E.D. pasi dyshohet se ka realizuar shtatë vjedhje.

“I pandehuri dyshohet se këto vjedhje i ka kryer në data dhe lokacione të ndryshme, dhe sipas deklaratave të dëmtuarve, dëmi material arrin vlerën 1.120 euro”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Gjërat që i ndaluari dyshohet t’i ketë vjedhur janë 5 biçikleta, një laptop dhe dy parë atlete.

Në të njëjtin njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një muaji.

Back to top button