Dyshohet se një grua u dhunua në banesën saj në Gjilan

Një grua dyshohet se është dhunuar para tri javësh në banesën e saj në Gjilan.

Policia në raportin 24 orësh njoftoi se rasti është duke u hetuar.

“Më datë 29.03.2025 viktima femër kosovare, ka njoftuar se para tri javësh ishte dhunuar në banesën e saj nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social. Rasti duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Back to top button