Dyshohet se një i mitur në Rahovec dhunoi dy të mitur të tjerë

Një fëmijë i mitur është arrestuar në Rahovec, pasi që i njëjti ka dhunuar dy viktimat meshkuj, po ashtu të mitur.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar më 27 shkurt dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi qe i njëjti ka dhunuar dy viktimat meshkuj, po ashtu të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.