Dyshohet se një person vdiq pasi u hodh nga ura në Ujman
Një person dyshohet se ka vdekur pasi është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit
Për portalin rtv21.tv, shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, tha se ai është hedhur për t’u larë, por që i njëjti nuk ka dalë më nga uji.
“Një person ka kërcyer nga ura dhe nuk ka dalë nga uji. Në vend të ngjarjes janë njësitet policore dhe emergjenca, janë thirrë njësia e zhytësve”, tha Fejza. /21Media