Dyshohet se shpërndante në Leposaviq afishe që nxisin urrejtje, i dyshuari lirohet pas intervistimit

Një shtetas i Serbisë është arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës bë Leposaviq nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.
Policia njoftoi se i njëjti pas intervistimit është liruar dhe se rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Raportohet se njësia policore gjatë patrullimit ka hasur një person mashkull shtetas Serb i cili ka qenë duke shpërndarë afishe në Gjuhën Serbe me përmbajtje të veprës penale ‘Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./21Media