“Dyshojmë që ka rrëshqit…”, flet për RTV21 arsimtari i të miturit në Gadime

Detaje të reja për vdekjen e të miturit në Gadime, për RTV21 ka dhënë arsimtari i të ndjerit, Driton Shabiu.

Ai tha se dyshohet që fëmiu ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumë.

‘’Dje e ka refuzu edhe shoqen edhe kushëriren që të hyp në veturë edhe ka vendos që të vijë knej ka lumi edhe ku dyshojmë që prej ksaj pjese ka rrëshqit edhe e ka bartë lumi deri në Gadime të Ulët ku në atë moment e kanë gjet pasi e kanë postu në Facebook të gjithë qytetarët kanë dalë janë mobilizu dhe na kanë thirr neve ku një qytetarë nga Gadimja e Ulët Januz Ejupi ka hy edhe e ka qit lart dhe ja kemi dhonë ndihmën e parë deri në emergjencë aty ka ndërru jetë, dhe sipas kamerave u pa që Zejna e ka lëshu udhën vet dhe ka zgjedh me ardhë ka lumi për në shtëpi nuk dyshiojmë në askënd edhe familjarët thojnë që nuk dyshojmë në askënd por ka qenë kështu rasti fatkeqësi lëndime të mëdhaja nuk kemi pa ne si arsimtarë ‘’., është shprehur ai./21Media

 

Back to top button