Dyzet e një emigrantë vdesin pasi një anije u mbyt në Itali

Dyzet e një emigrantë kanë vdekur pasi një anije u  mbyt në ishullin italian të Lampedusa, thanë të mbijetuarit për mediat lokale, rapoton BBC, përcjell portali rtv21.tv

Një grup prej katër personash që i mbijetuan katastrofës u thanë shpëtimtarëve se ishin në një varkë që ishte nisur nga Sfax në Tunizi dhe ishte fundosur rrugës për në Itali.

Më shumë se 1800 njerëz kanë humbur jetën deri më tani këtë vit në kalimin nga Afrika e Veriut në Evropë./21Media

Back to top button