E bëri djalin për spital, arrestohet babai në Prizren
Një djalë në Prizren ka pranuar tretman mjekësor, sepse është sulmuar fizikisht nga babai i tij.
Policia ka informuar se është arrestuar i dyshuari.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga babai i tij i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.
Rasti ka ndodhur të enjten./21Media