E bëri për spital familjarin e tij

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe armë

Sot rreth orës 11:15 minuta, Policia rajonale e Suharekës e ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në fshatin Gjinoc në një shtëpi është duke u ushtruar dhunë familjare, ka njoftuar policia.

“Për shkak të lëndimeve, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Suharekës e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisw i dyshuari është në posedim të armëve. Pasi që disa nga armët klasifikohen si luftarake, për këtë është informuar ekipi i de minimit të FSK-së dhe KFOR-it amerikan të cilët i kanë marrë me vete 6 granata dore; një minë tromblonike; 120 fishekë 7.9mm. Po ashtu për shkaqe sigurie janë sekuestruar edhe dy pushkë gjahu të cilat kishin leje.

Pas intervistës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor./21Media

Back to top button