E diel e nxehtë, kaq do të jenë temperaturat maksimale

Të dielën parashikohet mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht pritet të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në ato zona ku ka zhvillime konvektive, pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 37°C.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?