E diela me shi e shkarkime rrufesh

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Rigat e shiut parashihen të vijnë gjatë orëve të vona të ditës së shtunë, për të vazhduar kohë pas kohe edhe ditën e diel.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s./21Media

Back to top button