“E dimë që keni qenë duke pritur për këtë”, Era vjen në bashkëpunim me Butën

Pas bashkëpunimit me reperin Don Xhon, këngëtarja Era Istrefi ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Era po vjen me bashkëpunimin e radhës me një tjetër reper.
Ajo ka bashkuar forcat me reperin Buta dhe tashmë projekti është finalizuar.
Kënga me titull “5AM” do të publikohet të enjten, më 10 nëntor në ora 18:00.
“E dimë që keni qenë duke pritur për këtë, le të çmendemi”, ka shkruar Era në Instagram, krahas fotografisë me reperin Buta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)


Ndryshe, kënga “Hala” që bëri bashkë Era Istrefin dhe Don Xhonin u publikuar më 30 shtator dhe deri tani ka arritur mbi 20 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button