E dini sa fiton Cristiano Ronaldo nga një postim në Instagram?

Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që ka arritur 400 milionë ndjekës në Instagram, duke e bërë atë profilin më të ndjekur në platformë.
Lojtari i Manchester United u bë llogaria më e ndjekur në Instagram vetëm një ditë pas ditëlindjes së tij të 37-të, duke ia kaluar 309 milionë ndjekësve të Kylie Jenner.
Ekspertët e basteve OLBG kanë zbuluar se sa shumë mund të fitojë ylli portugez nga një postim në rrjetet sociale.
Në shtator 2021, Ronaldo kishte 237 milionë ndjekës që rezultuan në një vlerësim prej 1,019,100funte për postim.
Me 400 milionë ndjekësit e tij aktual, të ardhurat e Ronaldos rriten në 1,720,000funte – mbi trefishin e pagës së tij javore prej 480 mijë funte në Manchester United.
Ndjekësit e Ronaldos janë rritur me 163 milionë në vetëm 5 muaj me një mesatare prej 10 milionë pëlqime për postim./21Media

Back to top button