E djathta finlandeze me kryetar të ri

Politikani euroskeptik synon rrëzimin e Qeverisë së Finlandës

Partia Nacionaliste e Finlandës ka zgjedhur për udhëheqës të saj të ri Jusi Hala Ahoan, një euroskeptik, i cili është dënuar edhe për gjuhë të urrejtjes dhe qëndrimet e së cilit mund të rezultojnë edhe me prishjen e koalicionit qeveritar në Finlandë.

Hala Aho, i cili angazhohet për largimin e Finlandës nga Bashkimi Evropian, u mbështet nga shumica e anëtarëve të Partisë, në Kongresin e saj.

Partia Nacionaliste e Finlandezëve formon koalicionin qeveritar me dy parti tjera pro-evropiane dhe lëvizja e kësaj partia kah e djathta mund të rezultoi me rrëzimin e qeverisë.

Hala Aho, i cili është deputet edhe në Parlamentin e Evropës, ka paralajmëruar se do të kërkoi nga partnerët e koalicionit ashpërsimin e politikës për imigracion.

Kryeministri i Finlandës, Juha Sipila, pranoi se ekziston rreziku nga shpërbërja e koalicionit, pas ndryshimeve në Partinë e Finlandezëve./21Media

Back to top button