E fshehën kokainën në çorape, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës dhe Drejtoria për hetimin e trafikut me narkotik në Ferizaj dje ka arrestuar dy persona të dyshuar për ”posedim dhe shpërndarje të kokainës”, ndërsa është duke u kërkuar edhe një i person i dyshuar.
Përmes një komunikate, Policia ka bërë të ditur se të dyshuarve iu janë sekuestruar: Substancë e dyshuar për narkotikë të llojit Kokainë, me peshë 205.8 gram, telefon i tipit Iphone XR, ngjyrë të kuqe, telefon i tipit Iphone 8, ngjyrë  vjollcë, para: 1 X 100 euro, 1 X5 Euro, 1X10 dinar të Serbisë, 2 X 100 denarë të Maqedonisë, një kartelë e bankës, një çelës i veturës BMW, veturë e tipit VW Passat , me targa vendore, ngjyrë kafe, iphone 11, ngjyrë e zezë, një kartelë të bankës dhe një peshore digjitale, ngjyrë e zezë.

”Pas hetimit disa mujor dhe aplikimin e masave të veçanta në rastin koduar “ODA”, në funksion të zbatimit të planit taktik, në asistim edhe të njësisë anti-drogë në Prishtinë dhe Patrullës së Stacionit Policor në Han të Elezit, dje më 25.09.2021, rreth orës 11:45, në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit, ka ndaluar për kontroll veturën e tipit VW Passat, me targa vendore, ngjyrë kafe, të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale N. L. me pasagjer të dyshuarin B.T. Vetura fillimisht është ndalur nga Patrulla policore, mirëpo pasi të dyshuarit kanë vërejtur hetuesit e Antidrogës, vozitësi është nisur më vrull duke ikur nga vendi i ngjarjes. Patrulla e Policisë dhe hetuesit e Antidrogës janë nisur në ndjekje. Në proces të ikjes me veturën e lartshënuar, në rrugën “Imri Curri “ , pasagjeri ka hedhur nga xhami i veturës një qese të zezë. Pas ndjekjes rreth 1.5 km, në fshatin Paldenicë në Han të Elezit,  Patrulla ka arritur të ndal veturën me personat e lartshënuar me iniciale. Gjatë kontrollit të veturës dhe personave, nuk është gjetur asgjë e dyshuar, kurse në rrugën “Imri Curri”, në anën e djathtë të rrugës, në një gropë të hapur, afër rrjetit të ujësjellësit, është gjetur një çorapë e zezë, në brendësi të së cilës gjendej një substancë e bardhë e dyshuar për Kokainë, e mbështjell me qese të tejdukshme najloni”, është bërë e ditur tutje në komunikatë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa, policia është në kërkim të kapjes edhe të një personi tjetër që dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button