E fundit si “007”, Craig: Jam shumë krenar, por është koha të ecim para

Aktori i njohur amerikan, Daniel Craig mori pjesë në premierën e “No Time to Die”, ku edhe luan për herë të fundit në rolin e “James Bond: 007”.
Premiera e këtij filmi ishte paraparë të mbahej kohë më parë, por u pezullua si shkak i Covid-19.
“No Time to Die” u dha premierë në Londër dhe është filmi në të cilin për herë të fundit do ta shohim Craig në rolin e Bond.
“Roli ka qenë shumë i rëndësishëm për kinemanë dhe gjithë historinë, pesha e këtij roli ka qenë mbi supet e mia për shumë kohë. Kam qenë shumë me fat, por është koha të ecim para”, tha Craig.



Premiera e “No Time to Die” në Amerikë, është caktuar për datën 8 tetor.
Naomie Harris, e cila luan “Moneypenny” për herë të tretë, tha se ishte një natë shumë emocionuese pasi edhe është hera e fundit që Craig do luaj këtë rol./21Media

Back to top button