E goditi me çekiç në kokë një person, shpallet në kërkim 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka goditur me çekiç në kokë një tjetër person, pas një sherri për motive të dobëta. 55-vjeçari i plagosur me inicialet Q.H dhe po merr ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në Fier, Shqipëri.

“Rreth orës 13:50, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, dyshohet për motive të dobëta, shtetasi E. S., 42 vjeç, banues në Fier, ka goditur me sende të forta (çekiç), shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Ndërkohë autori i ngjarjes është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Back to top button