E grisi gjobën për kundërvajtje dhe e sulmoi policin, lirohet në procedurë të rregullt

Një person është arrestuar të dielën në Istog, pasi në shenjë revolte ka grisur gjobën për kundërvajtje që ia ka shqiptuar zyrtari policor.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari e ka sulmuar policin.

Ndërsa i dyshuari thuhet se pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të gjobës për kundërvajtje, në shenje revolte ka grisur gjobën dhe ka sulmuar zyrtarin policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /21Media 

Back to top button