“E ke vdekjen në trup”, Rama rrëfen për sëmundjen e rëndë më të cilën u përball i biri

Kryeministri shqiptar Edi Rama në po në podcastin ku kësaj radhe të ftuar kishte Gentian Toshkëzi nga Myzeqeja, i cili u shpall në SHBA, “America’s Best Doctor”, shpalosi edhe një detaj nga jeta e tij.
Rama tregoi se para 15 vjetësh djali i tij i madh Gerti ishe i sëmurë me tumor, dhe gjasat që ai të jetonte ishin vetëm 30%.
“Ne kemi patur në familje një rast të rëndë me djalin ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash.. ‘’Më lër të bëj punën time”, -tha dhe u ul përballë tij dhe i tha, “Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu. Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi. Pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj.”, tregoi Rama. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?