“E kemi për obligim fëmijëve t’ua bëjmë jetën më të lumtur”
1 Qershori Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet edhe në Rahovec
Në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, në organizim të Shoqatës së Pavarur së Gruas “Hareja”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe shkollat fillore të qytetit, sot u shënua 1 qershori- Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka thënë se 1 qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, është një ditë e veçantë për fëmijët.
“Ne si institucione kemi obligim ndaj fëmijëve që t’ju bëjmë jetën të lumtur dhe t’ju sigurojmë kushte për jetë, shkollim dhe avancimin e tyre”, ka thënë ai.
Adelina Paqarizi, drejtoreshë e Shoqatës së Pavarur e Gruas “Hareja”, falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për fëmijët duke filluar nga drejtoria e Arsimit, Policinë e Kosovës, shtëpinë e shëndeti të cilët në vazhdimësi kanë dhënë kontributin për organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për fëmijë.
Fëmijët e shkollave fillore kishin përgatitur një program, të pasur me këngë e valle, skeçe, recitale në gjuhën shqipe dhe angleze.